Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dhënien e autorizimit për kryediplomatin  Ditmir Bushati, për nisjen e negociatave me Greqinë, pas dhënies së informacionit të plotë nga ana e ministrisë për Evropën dhe punët e jashtme,

 

Presidenca beri te ditur se kreu i shtetit vendosi qe te lejoje ministrin Bushati te lëshojë plotfuqinë për grupin negociator, për negocimin e projektmarrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë, për kufizimin e zonave te tyre detare.

 

Por kreu i shtetit apelon që grupi negociator t’i përmbahet në çdo rast kushtetutës dhe ligjeve të tjera.

 

Presidenti i kërkon Ministrisë se Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare te përfshira ne këto negociata dhe Grupit Negociator, te përmbushin  pergjegjesite e tyre ne respekt te Kushtetutës se Shqipërisë, te vendimit te Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është pale, kuadrit te brendshëm ligjor, ne interes te ruajtjes dhe ushtrimit te sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar  dhe te garantimit te sigurisë, dobisë ekonomike e sociale te vendit.

 

Tashme pritet që ministria e jashtme të nisë menjëherë procedurat për vënë në dijeni palën greke e po ashtu për t’u bërë gati për nisjen e  bisedimeve konkrete.

 

Ndërkohë, ashtu siç Vizion Plus tha më herët, presidenti e ka dhënë autorizimin, pasi ministria e jashtme plotësoi kushtin e dhënies se hartës me vijën kufitare të ujërave territoriale. Pra meta firmosi plotfuqinë, e nga ana tjetër ministria dërgoi hartën.

 

Dhënies se autorizimit i parapriu një shkëmbim informacionesh mes presidencës dhe ministrisë së jashtme, por nuk munguan as takimet si dhe konsultat e kreut të shtetit me ish presidentët dhe ekspertë të fushës. Së fundmi meta zhvilloi një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama.

 

Vendimi i sotëm tregon se të gjitha pikëpyetjet dhe kërkesat e Metës kanë marrë përgjigje, duke ia lënë vendim tashmë betejës së negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *