E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ilir Meta “fushatë” në qeli, i dyti më i votuari nga të burgosurit e 313-tës në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka rezultuar më i preferuari mes të paraburgosurve në dy institucionet e vuajtjes së dënimit në Tiranë, burgjet 313 dhe 302. Ai ka marrë numrin më të lartë të votave nga të dënuarit, duke siguruar 92 vota.

Një fakt interesant që ka ngjallur reagime, pasi pikërisht Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj janë përgjegjëse për arrestimet dhe sigurinë në këto institucione.

Reklamë

Ndërkohë, edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është renditur i dyti më i votuar në burgun 313, me 58 vota. Kjo ka nxitur aludime për një “fushatë nga qelia”, duke sjellë në vëmendje mbështetjen që disa figura politike vijojnë të gëzojnë edhe mes personave nën hetim apo të dënuar.

Rezultatet nga qendrat e votimit në burgje janë shpesh objekt kurioziteti, pasi reflektojnë në mënyrë të veçantë perceptimin e të burgosurve ndaj politikës dhe institucioneve të drejtësisë.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë