Subscribe

Presidenti Meta mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku ishin të pranishëm Kryeministri Rama, Ministrat Majko, Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.

Kreu i shtetit bëri apel që të bëhet çdo përpjekje që shqiptarët kudo ku ndodhen të ndihen të përfshirë në jetën e zhvillimin e vendit, si dhe krenarë për identitetin e tyre shqiptar.

 

“Uroj që ky takim i parë i Këshillit Koordinues të Diasporës të vijojë me një sërë arritjesh në zgjidhjen e këtyre problematikave që ndesh diaspora jonë, por edhe mbi masat konkrete të qeverisë shqiptare në bashkëpunim edhe me diasporën në lidhje me situatën e rëndë të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit!Historia e Shqipërisë na mëson se në momentet më kyçe dhe më vendimtare të vendit, diaspora ishte shtysa kryesore në arritjen si të Pavarësisë së Shqipërisë’ ashtu edhe në sigurimin e lirisë dhe në avancimin e çështjes kombëtare.Në 30-të vitet e fundit ne jemi një komb që ende emigrojmë. Ky është një fenomen global që ka pasojat e veta pozitive, por edhe mjaft negative dhe një sfidë e vështirë për vende modeste si ky i yni.Tashmë Diaspora shqiptare ka hyrë në një etapë të re. Shumë përfaqësues të saj janë pjesë e rëndësishme në institucionet shtetërore qendrore dhe vendore në shtetet ku ata jetojnë.”

 

Meta tha se në këto 3 dekada remitancat, pra dërgesat e diasporës, kanë patur një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në ekonominë e vendit.

 

 Ato jo vetëm ka ndikuar në uljen e varfërisë, por edhe kanë rritur konsiderueshëm standardin e jetesës për shumë familje shqiptare duke forcuar sektorin e investimeve private.Dërgesat e diasporës edhe sot mbeten në nivele më të larta, të krahasueshme me investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe mbeten një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe mirëqenies së vendit.Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.Ndaj duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has diaspora, duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investime të huaj në Shqipëri;

 

Meta falenderoi diasporën shqiptare për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për tërmeti që goditi vendin ne 26 nëntor.

 

Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.Shoqata dhe individë të shumtë të diasporës sonë, jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Amerika, Kanadaja e deri në Australi, kanë mbledhur ndihma dhe të ardhura në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti, duke treguar kështu një solidaritet të rrallë ndaj vendit dhe bashkatdhetarëve të tyre.Unë besoj se ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të pasojave të kësaj fatkeqësie.

 

Presidenti Meta pohoi se kjo fatkeqësi duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar.

 

Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës u mbajt në Ditën Ndërkombëtare e Emigracionit si dhe njëkohësisht në Ditën Kombëtare e Diasporës në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *