Subscribe

Situata e Covid-19 në vend ka cuar në një tjetër përplasje në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Kreu i shtetit i ka adresuar një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësë, ku i drejton 10 pyetje mbi masat që janë marrë ose që janë planifikuar të zbatohen në këtë situatë.

“Referuar infromacioneve zyrtare, situata e pandemisë COVID-19 është rënduar dukshëm javët e fundit në vendin tonë. Sa më sipër, mendoj se duhet bërë një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues. Elemetët themelorë, të përcaktuar qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë natyrshëm një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre.”

Menjëherë pas publikimit nga vetë Meta të kërkesës për informacion, ka reaguar Edi Rama. Për mes rrjeteve sociale, Kryeministri nuk kurseu ironinë ndaj kreut te shtetit

 “Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!”

 Rama shton se janë ekspertët ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë dhe se rritja e numrave është brenda parashikimeve. Por të gjithë duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, nënvizon Rama duke i bërë dhe njëherë apel presidentit për të zbatuar rregullat me të thjeshta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *