Subscribe

Ilir Kupa, i akuzuar për arratisjen nga burgu grek i Trikalasë në Greqi dhe disa grabitje në shtetin fqinj, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin përfundimtar ndaj tij, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, atij i ulet dënimi dhe do te vuaj 25 vite burg. Më herët në vitin 2014, Gjykata e Tiranës e dënoi Kupën me pesë vite e katër muaj për armëmbajtje pa leje. Për dhjetë muaj, Ilir Kupa jetoi në arrati, por mëngjesin e 25 janarit 2014, i shumëkërkuari u vu në pranga në afërsi të kthesës së Kasharit në kryeqytet. Ilir Kupa ishte me Marjan Kolën kur, ky i fundit u vra nga forcat speciale greke. Sipas policisë se vendit fqinj, Kola konsiderohej kreu i grupit. Aktualisht Ilir Kupa po gjykohet edhe për grabitjen e argjendarisë në qendrën tregtare, si pjesë e “Bandës së Babagjyshërve”, së bashku me 11 persona te tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *