Subscribe

Kërkesës së Gjykatës së Posaçme për SPAK-un për të hetuar ish Ministrin e Shëndetësisë për “sterilizimin”, Ilir Beqaj i përgjigjet në facebook. Në reagimin e tij, ish kreu i shëndetësisë rendit arsyet që e çuan në firmosjen e kontratës më formulën Partnerit Publik Privat, pasjen e një operatori të vetëm për sterilizimin e instrumenteve mjekësore për të gjitha spitalet në vend dhe pse atë nuk mund ta kryente centrali i sterilizimit në QSUT.

 

ILIR BEQAJ

ISH MINISTER I SHENDETESISE

 

Meqenëse se po thuhet se centrali i sterilizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtas. Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilizimi dhe transporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realitete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë. Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm.

 

Ilir Beqaj pretendon se zbatimi i kontratës ka ulur ndjeshëm infeksionin spitalor dhe kohën e qëndrimit të pacientëve në spital me një 1.8 ditë. Që nga PPP e sterilizimit shkruan ish Ministri i Shëndetësisë i gjithë sistemi i kirurgjisë është furnizuar me 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj dhe bashëkohor.

 

ILIR BEQAJ

ISH MINISTER I SHENDETESISE

 

Për zbatimin e kontratës kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit.

 

Në reagimin e tij ai nuk e mohon njohjen me sipërmarrësin Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij, Umbro Staccini, përkatësisht pronari dhe administratori i kompanisë Sani Service që morën kontratën 100 milionë euro të sterilizimit.

 

ILIR BEQAJ

ISH MINISTER I SHENDETESISE

I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë.

 

Akuzave të SPAK se Ilir Beqaj ka udhëtuar me Rrapaj dhe Staccini para se të nisnin procedurat për dhënin me PPP të sterilizimit, i përgjigjet:

 

ILIR BEQAJ

ISH MINISTER I SHENDETESISE

 

Të udhëtosh është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi. Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qenë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturuar për në Vjenë për një vizitë pune në Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara.

 

Për dosjen e sterilizimit me urdhër të SPAK janë arrestuar ish zëvendës-ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj, sipërmarrësi Ilir Rrapaj dhe zyrtarë të tjerë. Por kjo është e pamjaftueshme për gjykatën speciale e cila kërkon të hetohen edhe dy ish ministrat, i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe i financave Shkëlqim Cani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *