Drejtuesi Politik i PS në Shkodër, Ilir Beqaj nuk do të futet dot në Kuvend. Rezultati i numërimit të votave në këtë qark tregon për një fitore të PD me pesë mandate, kurse PS ka marrë vetëm dy mandate.

 

Beqaj ishte i katërti në listë dhe në këtë mënyrë, nuk bëhet dot deputet sepse nuk ka siguruar votat e nevojshme. Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me gazetarin Thimi Samarxhiu, pedagogu Rezart Prifti e komentoi kështu këtë fakt:

 

“Soft exit, asnjë nuk mund të thyejë herësin. Nuk ndodh në Shqipëri, ishte një butafori që t’u thuash njerëzve që janë listat e hapura. Kush merr 10 mijë vota në Tiranë?”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *