E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Ilir Beqaj: Marrim 4 mandate në Qarkun e Shkodrës

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj deklaroi se me votat e hedhura në kuti, Partia Socialiste ka fituar 4 mandate në këtë qark.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Beqaj tha nga Shkodra se PD , Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim, së bashku, kanë marrë diku te 55 mijë vota.

 

Reklamë

“Ne jemi mbi 45 mijë vota që shkojnë për PS. Përkthehen në 4 mandate për PS. PSD dhe LSI i shoh prezent në nivelet që kanë qenë. Unë besoj se PD dhe dy partitë e tjera të zonjës Topalli dhe Bindja duhet të jenë së bashku te 55 mijë vota.”

 

Për partitë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, Ilir Beqaj tha se nuk i sheh që të marrin një mandat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë