Subscribe

Një modë e re e dëmshme që po përhapet në SHBA po aplikohet edhe në vendin tonë. Ilaçi, Ozempik që jepet për trajtimin e pacientëve me diabetin e tipit 2, po përdoret pa rekomandim nga grupmosha të ndryshme, kryesisht të rinj të cilët duan të dobësohen.

 

Në Shqipëri ky medikament është i pajisur me autorizim tregtimi, por mungon nëpër farmaci për shkak të kostos së lartë, por është i zëvendësuar me ilaçe të tjera të ngjashme.

 

Sipas mjekëve, ky injeksion po aplikohet në shumë klinika private, të cilat e kanë siguruar në mënyrë kontrabandë nga jashtë.

 

FLORIAN TOTI

 

MJEK ENDOKRINOLOG

 

“Një pjesë e kanë siguruar nga jashtë, një pjesë tjetër e njerëzve më kanë thënë që e kanë siguruar në Shqipëri. mënyrën sesi nuk jam në dijeni.”

 

Por mjekët thonë se ky medikament ka efekte të shumta anësore dhe nuk mund të përdoret nga çdo person.

 

DASHAMIR GJERGJI

 

 MJEK ENDOKRINOLOG

 

“Ky medikament ka efekte në organizëm. Sjell çrregullime nervore, çrregullime afatshkurtra edhe afatgjata. nëse pacientët e ndërpresinë kurën do ta rifitojnë përsëri peshën.”

 

Mjekët endokrinologë kërkojnë që ky fenomen të frenohet, pasi pacientët e shëndetshëm rriskojnë nga efektet anësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *