E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 minutë më parë
Politikë

Ilaçet e skaduara, PD sulmon ministren e Shëndetësisë

Partia Demokratike akuzoi ministren e Shëndetësisë se akoma nuk ka dhënë një përgjigje mbi barnat e skaduara në farmacinë qëndrore të QSUT.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, deputeti Bardh Spahia bëri përgjegjëse për situatën ministren Ogerta Manastirliu.

 

Reklamë

Deputeti Spahia tha se Manastirliu që kur u emërua 5 vjet më parë në QSUT në mënyrë kriminale ka lejuar që të skadojnë ilaçet.

 

“Ministrja e Shëndetësisë, e cila, para kësaj detyre, ka qenë Drejtoresha e Qendrës Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”është përgjegjësja kryesore për shndërrimin e QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara.  Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera të dyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna  me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.”

 

Në kuadër të këtyre akuzave, deputeti demokrat I kërkoi ministers Manastirliu që të tregojë se tek cila kompani i ka blerë ilaçet me afat të afërt skadence

Vazhdo të lexosh

Reklamë