Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

IKSHPK: Identifikohen sërish baktere në mostrat e ujit në Deçan

16 Korrik 21:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në Kosovë tha të premten se ka identifikuar sërish disa baktere të llojit E.coli që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit në komunën e Deçanit, ndërsa një burim të ujit të kësaj komune e shpalli të papijshëm.

Në një njoftim për media të këtij instituti thuhet se “nga testimet e dërguara në laboratoret jashtë Kosovës, janë identifikuar tri lloj bakteresh, të llojit që çojnë në diarre”.

Deçani shpalli të martën gjendjen emergjente pasi më shumë se një mijë qytetarë të kësaj komune kërkuan ndihmë mjekësore përgjatë disa ditëve me shenja helmimi. Dyshimet e para u hodhën te furnizimi me ujë nga kompania e ujësjellësit “Hidrodrini”.

Kompania publike e ujësjellësit “Hidrodrini” e menaxhon ujin në nivel rajonal, përfshirë komunën e Deçanit. Kjo kompani tha sot se përmes rrjeteve sociale se bazuar në analizat e datës 16 korrik të kryera nga Instituti nuk ka tregues që uji i pijshëm nga sistemi i këtij ujësjellësi, të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura.

Çështja e menaxhimit të ujësjellësit u përfshi në debat të premtën në parlamentin e Kosovës.

Ministri i Mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, Liburn Aliu tha se nga inspektimi në terren del se sistemi i ujësjellësit i kompanisë rajonale “Hidrodrini” nuk është i mbrojtur.

“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshëm, mënyrën se si është bërë klorizimi i ujit është bërë në mënyrë manuale, rrjedhimisht i gjithë sistemi paraqet një brishtësi të madhe sa i përket sigurisë. Prandaj nëse e shohim sistemin e ujësjellësit në vendin tonë dhe sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që lehtë ky sistem është i komprometueshëm, lehtë mund që një vërshim uji të krijojë situata të tilla edhe në të ardhmen”, tha ai.

Ministri Aliu tha se sistemi i ujësjellësit për disa fshatra të Deçanit nuk kanë leje ujore dhe se ndërtimi pa planifikim i ujësjellësve mbetet shqetësim.

“Në vend se të krijohen ujëmbledhës dhe të menaxhohet uji duke krijuar liqe artificial dhe ujëmbledhësit prej të cilëve pastaj furnizojnë gjithë popullatën me ujë, këtu kemi në mënyrë ad-hoc, piketime të veçanta të burimeve me gypa të veçantë për të dërgu deri tek një lagje e përcaktume. Kur kemi sisteme të tilla ka me pas difekte si ky edhe në të ardhmen”, tha ai.

Ministri Aliu tha se qeveria do të inspektojë të gjithë ujësjellësit në Kosovë për të parë gjendjen e tyre. Ai tha se ndërtimet pa planifikim të ujësjellësve ka çuar në situata të tilla sikurse në komunën e Deçanit, të cilat janë të rrezikuara nga ndotja.

Autoritetet lokale në Deçan thonë se situata ka filluar të përmirësohet dhe se është ulur edhe numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore./VOA

Posted Under:
Kosova Kronike Kryesoret
Tagged:
Deçan Uji

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

më shumë...

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe 6 banesa të djegura në Himarë

më shumë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne ka rëndësi jeta e njeriut, situata nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.