Subscribe

BEPIN KOLVATA

GAZETAR-VIZION PLUS

 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka zbarkuar në piken turistike të Shirokës, ku do të kryejë prishjen e objekteve pa leje të ndertuara brigjeve të liqenit. Në ndihme të IKMT kanë shkuar edhe forcat e policisë, pasi në njërin prej objekteve, që është një lokal, po hasin në kundërshtinë e pronarëve. Në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër janë rreth 50 objekte që do të prishen, si në Shirokë ashtu edhe në Theth e Velipojë.

 

Fadromat e IKMT e nisin aksionin në oborrin e këtij bar-restoranti të ndërtuar vitet e fundit në brigjet e liqenit të Shkodrës.

 

Ndërsa prishej bazamenti i betonit, pronarët u tërhoqën të nisnin çmontimin e objektit dhe nxjerrjen e pajisjeve brenda lokalit.

 

Ky është objekti i dytë që rrafshohet në zonën e Shirokës nga 8 që janë në projekt, ndërsa pas kësaj pike turistike, radhën e ka parku kombëtar i Thethit.

 

Edhe atje janë 7 objekte në listën e prishjeve, si ndërtime pa leje dhe në kundërshtim me planin zhvillimor të zonës.

 

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk përjashton as qytetin e Shkodrës, ku brenda tij janë disa lokale dhe njësi shërbimi e banimi, që do të prishen për t’i hapur rrugë investimeve të parashikuara në kryeqendrën e veriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *