E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

IKMT shkon t’i prishë shtëpinë, banorët shtrihen në rrugë/ FOTO

Një situatë e tensionuar është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

 

Reklamë

Dy familje kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre me argumentin se po u vjedhin pronën.

 

Reklamë

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që toka t’I kthehet ish-pronarëve, por sipas banorëve ky është një vendim abuziv. Ata shprehen se janë në konflikt me një firmë ndërtimi dhe se kanë që në 1997 në proces gjyqësor. Proces që është fituar nga firma e ndërtimit.

 

Ndërkohë gjatë momentit të mbëritjes së IKTM-të për prishjen e banesave një gruaje I ka rënë të fikët ndërsa të tjerët janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste me argumentin që të ndalet prishja e banesave.

 

Në banesat që rrezikojnë prishjen, jetojnë rreth 15 persona.

 

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë shoqëruar disa persona deri më tani nga radhët e familjarëve.

  

 

 

Më shumë video

Reklamë