E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

IKMT prish 11 objekte të ndërtuara pa leje në plazhin e Dhërmiut

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit konstatuan 11 ndërtime pa leje në zonën  e Dhërmiut, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

IKMT dhe Policia e Shtetit bënë të ditur se aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Ditët e fundit janë prishur ndërtime në bregdet edhe ne zonën e Velipojës, Vlorës dhe Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë