Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të mërkurë pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit.

Aksioni është ndërrrmare pas prishjes pak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e IKMT. Në zonën ku po ndërhyn IKMT-ja kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora.

IKMT ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, dhe prej pak javësh edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *