E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

IKMT, aksion në Vlorë, shembet godina pesëkatëshe

Për shpërthimin e këtij objekti 5-katësh ne zonën e Ujit te Ftohtë në Vlorë u përdorën 15 kilogram tritol. Shembja u realizua në orën 12:00 të mesditës. Edhe pse ishte funksional, prej disa ditësh pronarët ishin lajmëruar për prishjen.

 

Objekti pengonte realizimin e projekteve me interes publik në këtë qytet. Por aksioni nuk do te ndalet këtu. Kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, tha se do të vijoje puna deri në prag të nisjes së sezonit turistik.

 

Reklamë

Ky është objekti i dytë që shembet me shpërthim të kontrollua brenda një kohe të shkurtër në Vlorë, pas shembjes së godinës përballë Teatrit.

 

Rruga që do te lidh Unazën e Re te qytetit me Lungomaren, pritet t’i japë një përmirësim te ndjeshëm qarkullimit ne qytet, kryesisht gjate sezonit turistik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë