Subscribe

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndryshimet në qeveri nuk duhen trajtuar si dramë, madje në këtë moment krize politike janë të mirëpritura. Nga Pogradeci, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se çdo lëvizje që i shërben stabilitetit politik dhe dëgjimit të zërit të opozitës, i shërben qëndrueshmërisë institucionale.

 

Panariti shpreson në reflektimin e opozitës pas rishikimit të kabinetit qeveritar. Pasi siç tha, askujt nuk i intereson destabiliteti. Ministri i Bujqësisë, e konsideron normal faktin se kryetari i LSI-së Ilir Meta aspiron postin e kreut të qeverisë, pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

 

Edhe në këtë rast, LSI nuk ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për rishikim të përbërjes së qeverisë, pasi vlerëson se është në autoritetin e tij të vendosë mbi përbërjen e anëtarëve të qeverisë që drejton.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *