Në ditën e dytë të janarit, situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është normalizuar. Burime zyrtare bëjnë me dije se fluksi i rikthimit të shtetasve shqiptare në vendet e tyre të punës në vendin fqinj, pritet pas datës 6 janar. Për këtë arsye, autoritetet doganore kanë marrë masa për të përballuar fluksin e udhëtareve. Gjate gjithë këtyre ditëve, jo vetëm policia jone kufitare, por dhe ajo greke, kanë shtuar numrin e sporteleve, duke krijuar kushte normale ne hyrje-dalje ne te dy anët e kufirit. Ne 24 orët e fundit ne Kapshtice, kane kaluar 3545 shtetas shqiptarë dhe të huaj.