Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, do të ishte shkatërrimtare jo vetëm për Londrën, por edhe për Brukselin zyrtar. Alarmi është dhënë nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shuls në një intervistë për “Euronews”. Shuls tha se largimi i Britanisë nënkupton ikjen e ekonomisë së dytë më të madhe në Europë.

“Çdo gjë është e mundur. Sondazhet tregojnë se të dyja kampet, si ato qe mbështesin daljen nga eurozona dhe kundërshtaret e tyre jane koke me koke. Unë shpresoj që një gjë e tillë të mos ndodhë, padyshim. Por dalja e Britanisë do të ishte një tërmet që nuk do të ndihej vetëm në Londër, por edhe ne Bruksel. Kjo sepse Britania është një shtet i G7, një anëtar i përhershëm i këshillit të sigurimit me të drejtë vetojë dhe ekonomia e dytë më e madhe në tregun europian. Sigurisht që kemi nevojë për Britaninë”.

Duke folur për zhvillimet politike në union dhe votimin e forcave ekstremiste, Shuls tha se aktualisht projekti europain është në pikën e tij më kritike.

“Po, Bashkimi Europian është një union i dëshpëruar. Aktualisht forcat ekstreme po fitojnë zgjedhjet dhe Referendumet. Por nëse vëmë në pikëpyetje thelbin e projektit europian, në jemi duke luajtur me gjeneratën tjetër. Shekulli i 21 është një epokë e bashkëpunimit global dhe konkurrencës mes kontinenteve e rajoneve, dhe jo mes vendeve të vogla si Gjermania. Çfarë është një popullsi 800 milionëshe krahasuar me 1.4 miliardë që ka Kina? Si mund të mbijetojmë të vetëm në këtë shekull”.

Shuls është ndalur dhe te kriza e refugjateve duke vlerësuar rolin e Turqisë në zgjidhjen e krizës së emigrantëve. Ai tha se gjatë vizitës së tij në kampet ku strehohen sirianët, konstatoi se ata jetojnë në të njëjtat kushte si në kampet europiane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *