Kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festës së Pashkëve ka sjellë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Flukstë shtuar të lëvizjes ka në të dy anët e kufirit dhe herë pas here edhe radhe automjetesh. Informacionet bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pike kufitare me shume se 10 mijë shtetas shqiptare e të huaj.

 

Autoritetet kufitare janë duke e menaxhuar fluksin e leëvizjeve duke punuar me 5 sportele në dalje dhe dy teë tjerë në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe pala greke e ka menaxhuar mire situatën duke mos lejuar krijimin e radhëve të automjeteve.

 

Kjo edhe sepse procedurat e kontrollit janë më të thjeshta në hyrje të tokës greke, për shtetasit të cilët kanë dalë nga Greqia vetëm pak ditë më parë. Vetëm në 4 ditët e fundit të javës së kaluar kane hyre në Shqipëri nga Greqia nepërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, me shumë se 45 mijë shtetas shqiptare dhe të huaj, të cilët kanë kaluar festën e Pashkës në vendin tonë, apo edhe kane zgjedhur te takojne familjaret e tyre gjate ketyre diteve pushimi.

 

Duhet thene se ky numër është më i vogël se ai i të njëjtës periudhe të vitit të kaluar. Këtë vit ka qenë më i madh se një vit më parë numri i shqiptarëve të cilët kanë zgjedhur ta festojne Pashkën jashtë vendit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *