E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ikën nga karantina për të bërë ski, zbulohet pasi u aksidentua

Një 50-vjeçar banor në provincën e Padovës u largua nga karantina për të bërë ski në Trentino. Askush nuk kuptoi asgjë derisa ai u aksidentua duke bërë ski.

 

Skiatori u raportua në polici pas ngjarjes. Ai kishte nevojë për një operacion urgjent për shkak të frakturës dhe u transferua në spitalin e Trentos.

 

Ai ishte larguar nga karantina me justifikimin se do të karantinohej në një komunë tjetër, por në vend të kësaj shkoi të bënte ski. Atij i janë bërë analizat për koronavirus dhe ka rezultuar negativ.

Vazhdo të lexosh

Reklamë