E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ikën Ministri i Brendshëm Tahiri?

Ne mesdite, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje takim me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Takim ky qe u shoqërua me nje zhurme te forte per largimin nga qeveria te Saimir Tahirit, i cili është nje prej ministrave me te rëndësishëm te kabinetit Rama.

Por pavarësisht se burime te pakonfirmuar flasin per nje dorëheqje te Saimir Tahirit, deri tani qeveria nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm.

Ndërkaq mësohet se ministri Tahiri ne keto momente po drekon me drejtues te larte te policisë se shtetit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ministri me i sulmuar i opozitës, e cila e ka akuzuar si per dështim ne luftën kundër drogës e per mbrojtje te krimit te organizuar. Por Tahiri është sulmuar jo pak edhe nga aleati i PS ne qeverisje, Lëvizja Socialiste per Integrim.

Më shumë video

Reklamë