Kronikë
“Ikëm me dëshirë”/ Çfarë thanë dy të miturat që u gjetën pas 4 ditësh

Zbardhet dëshmia e dy të miturave që u gjetën këtë të martë në Përmet, pas katër ditësh të zhdukura.
Ato kanë thënë në komisariat se janë larguar me dëshirë nga shtëpia dhe jo të detyruara nga dikush.
“U larguam me dëshirë, pasi nuk ishim të kënaqura në shtëpinë tonë.”
Adoleshentet ikën nga shtëpia në datën 1 janar dhe pasi u kërkuan nga familjarët, këta të fundit njoftuan policinë. Ato u gjetën në një autobus, që po udhëtonte drejt Përmetit.




