Subscribe

Aleati i socialisteve, kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, kërkon nga shefi i diplomacisë shqiptare Bushati, qe te hënën gjate vizitës ne Athine, te ngrejë edhe Çështjen Çame. Ne nje konference për shtyp, Idrizi, i cili ka replikuar edhe ne Parlament me ministrin Bushati, ka theksuar se qeveria shqiptare, duhet te kërkoje edhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve çamë, të vrarë masivisht në Çamëri. Sipas njoftimit zyrtar te Ministrisë se Punëve te Jashtme, Bushati niset drejt Athinës per nje vizite dyditore per te diskutuar me homologun Kotzias, çështjet qe kane mbetur pezull ne marrëdhëniet dypalëshe. Ne axhenden e ministrit jane parashikuar edhe takime me autoritetet më të larta shtetërore greke, me kreun e opozitës si dhe me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi. Kjo vizite, vjen pak dite pasi qeveria greke kritikoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj refugjate siriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *