Idrizi: Partitë parlamentare të gjejnë zgjidhje për krizën

“Duke pasur parasysh figurën tuaj si kryetar i shtetit dhe autoritetin kushtetues që përfaqëson unitetin e kombit, Ju drejtohem me kërkesën për të vlerësuar mundësinë e thirrjes nga ana Juaj të një tryeze të përbashkët të partive parlamentare, me qëllim gjetjen dhe identifikimin e mjeteve dhe të rrugëve për të mundësuar klimën normale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Le të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të dalim vetëm me një vendim dhe një rrugëzgjidhje, sepse këtë ja kemi detyrim qytetarëve shqiptarë dhe brezave të ardhshëm. PDIU konsideron urgjencën e thirrjes së tryezës politike nga ana Juaj për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike, në mënyrë që nesër të mos jeni i detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë.”
Reklamë




