Ndërhyrja e ushtarëve që patrullonin në stacionin qendror të trenave në Bruksel ishte vendimtare për parandalimin e një masakre. Personi që tentoi të kryente nje sulm në stacion, kishte në çantë një bombë artizanale me gozhdë dhe disa bombola gazi. Qëllimi ishte që nga shpërthimi të shkaktonte sa më shumë viktima. Por raportohet të ketë patur vetëm nje shpërthim të vogël dhe më pas ushtarët e kanë qëlluar për vdekje. Asnjë person nuk ka pësuar dëmtime. Dëshmitaret treguan se përpara shpërthimit agresori ka thërritur “Zoti është i madh”.

 

Policia e ka identifikuar dhe ka dhëne inicialet e tij, O.Z, një maroken 36 vjeçar. Ai ishte i njohur për forcat e rendit, por jo i kërkuar për terrorizëm. Fillimisht u raportua se agresori kishte ne trup një rrip me eksploziv, por lajmi është hedhur poshtë nga autoritetet belge. Forcat speciale kontrolluan shtëpinë e tij ne Molenbek, prej nga vinin edhe disa prej terroristëve të sulmeve të Parisit në 2015 dhe të Brukselit në 2016. Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Chrles Michel vendosi shtimin e masave të sigurisë ne stacione, vende publike dhe gjate aktiviteteve.

 

Këtë të mërkurë stacioni i trenave u rihap, por kontrollet janë përforcuar.

 

Ngjarja riktheu panikun në Bruksel dhe friken e sulmeve te terroristëve të ISIS në aeroportin Zaventem dhe metro, ku 22 marsin e shkuar gjetën vdekjen 32 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *