E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Identifikohet sulmuesi i tretë i Londrës

Policia britanike ka identifikuar terroristin e tretë të sulmit, që goditi Londrën. Ai është marokeno-italiani Youssef  Zaghba, 22 vjeç. Sipas mediave italiane, 22 vjecari ishte ndaluar në vitin 2016 në aeroportin e Bolonjës, ndërsa do të udhëtonte drejt Stambollit, por me destinacion Sirinë. Ai kishte me vete vetëm pasaportën, biletën dhe një çantë të vogël, çka ngjalli dyshime gjatë kontrollit. Në celularin e tij u gjetën foto dhe video me përmbajtje fetare, por asgjë domethënëse për lidhje me xhihadistë. Megjithatë, në arkiva ai rezultonte si i dyshuar për luftëtar të huaj.

 

Shërbimet sekrete italiane njoftuan kolegët e tyre britanikë për lëvizjet e Zaghbas. Një ditë më parë u identifikuan dy terroristët e tjerë, Khuram Butt, 27 vjeç i lindur në Pakistan dhe Rachid Radouane, 30 vjeç. Policia britanike është vënë në shënjestër të kritikave, pasi njeri prej autorëve të sulmit ishte emër i njohur për të. Por ajo është mbrojtur duke thënë se nuk ka pasur informacione për planifikimin e ndonjë sulmi terrorist.

 

Aktualisht për sulmin që u mori jetën 7 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë ka vetëm një 27 vjeçar të arrestuar, ndërsa 12 të ndaluar më herët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë