E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohet shqiptari që u masakrua nga makina në Itali

Një 35 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor të ndodhur në Itali.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në në periferi të Arezos, ku shqiptari i identifikuar si Shpëtim Halili, 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

 

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

 

Në dëshiminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin jeshil ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.

 

Ndërkohë dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Vazhdo të lexosh