Autoritetet italiane kanë identifikuar personin që dorëzoi zarfin me tre plumba për Papa Franceskun.

 

Ai nuk është i panjohur për policinë, pasi edhe disa herë më parë, ka dërguar letra në Vatikan. Për momentin hetuesit janë të përqendruar në vendndodhjen e tij, nëse gjendet në Francë apo në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

 

Papa Francesku është kërcënuar një ditë më parë. Në zarfin ku gjendeshin tre plumba, shkruhej: “Papës, Vatikanit, sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi  ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejte Atit të Shenjtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *