E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohet i riu shqiptar që u vra në Londër

Identifikohet i riu shqiptar që u vra me thikë në Bowes Park këtë javë.

 

Ai është 22-vjeçari Emiljano Hasanpapaj.

 

Reklamë

I riu shqiptar mbeti i plagosur pas një sherri masiv mes disa personave në 11 korrik në mbrëmje në Berkshire Gardens.

 

Emiliano Hasanpapaj shkoi në një spital të Londrës Veriore me një plagë me thikë.

 

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

 

Një 24-vjeçar i arrestuar si i dyshuar për vrasje është liruar me kusht nga policia .

 

Hetimet nga detektivët nga komanda e specializuar e krimeve janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e ketij krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë