E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohet i riu shqiptar që u vra me armë në Kanada

Identifikohet i riu me origjine shqiptare i cili u vra pak dite me pare ne Kanada.

 

Reklamë

26-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs quhet Granit Ahmeti.

 

Policia beson se të shtënat ishin një incident i izoluar , por ende nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e autorit te krimit.

Në një njoftim për media të shpërndarë të dielën, njësia e vrasjeve kërkoi që banorët dhe bizneset pranë Farmers Way, Anderson Road, Thunder Road dhe Piperville Road të kontrollojnë kamerat e sigurisë për çdo “aktivitet të dyshimtë” nga ora 2-4 e mëngjesit te se dieles, kohe ne te cilen dyshohet te jete bere vrasja.

 

Një faqe në Facebook për anëtarët e komunitetit shqiptar të Otavës ne Kanada ndau një foto të Ahmetit dhe tha se detajet e varrimit do të ndahen në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë