E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Identifikohet ekzekutori i Jurgen Kurtit, dyshohet për vrasje me pagesë

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Jurgen Kurtit.

 

Pas arrestimit të tre bashkëpunëtorëve të dyshuar në vrasje, policia ka mësuar se ekzekutori është shtetasi Klodjan Bane.

 

Reklamë

Klodjan Bane, 38 vjeç është nga Patozi sipas burimeve nga policia dyshohet se është personi që ka qelluar për vdekje 26 vjeçarin Jurgen Kurti mbrëmjen e 18 marsit në shkallet e pallatit ku banonte.

 

Një ditë më parë në pranga u vunë 3 persona të tjerë të dyshuar bashkëpunëtor në vrasje.

 

Policia po heton si pistë kryesore hakmarrjen ndërsa vrasja dyshohet se është kryer për llogari të dikujt tjetër.

Më shumë video

Reklamë