Identifikohet autori i plagosjes së 19-vjeçarit në Tiranë, emër i njohur për policinë
Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri, ngjarje e ndodhur pak më parë në kryeqytet.
Autori është Klajdi Kodra nga Laçi, i cili ka qëlluar mbi të riun në afërsi të një lokali në rrugën ”Liman Kaba”, pranë Kompleksit Olimpik.
Rezulton se Kodra është emër i njohur për policinë, me precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen.
“Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije”, tha Jaupi.




