Policia e Tiranës identifikoi autorin e plagosjes së 45-vjeçarit në Tiranë.

 

Mësohet se ai është 20-vjeçari me inicialet A. M.. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Spartak Beqaraj në zonën e “Astirit” në Tiranë. Spartak Beqaraj u plagos në këmbë pasditen e kësaj të diele.

 

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet që konflikti mes tyre të ketë nisur për motive banale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *