E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohet 43-vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Spanjë

Zbulohet identiteti i shqiptarit të gjetur i vrarë në mes të rrugës në Spanjë. Ai është shtetasi shqiptar Fatmir A. 43 vjeç.

 

Sipas mediave spanjolle shqiptari është gjetur i vrarë në mes të rrugës gjatë natës në Reus të Tarragonës. Ndër të tjera mësohet se 43-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar për vrasjen e një personi në vitin 2008, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për prishjen e pazareve të drogës.

 

Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë