Zbardhet identiteti i 22-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë natën e ndërrimit të viteve në një rrugë në Rotherham, Angli.

 

Fatjon Oruçi humbi jetën pas një përleshjeje me disa persona rreth orës 01:20 të mëngjesit të 1 janarit. Autopsia zbuloi se i riu shqiptar ishte dhunuar dhe goditur disa herë me thikë nga autorët.

 

Për këtë ngjarje, autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe, të cilët, aktualisht po hetohen në gjendje të lirë.

 

Dy ditë më parë, në lidhje me këtë çështje ra në pranga edhe një tjetër 23-vjeçar, por u la i lirë për mungesë të provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *