Eshtrat e dy viktimave të regjimit komunist janë identifikuar se kujt i përkasin dhe do t’u kthehen familjarëve. Zbulimi erdhi pas një pune një vjeçare të Komisionit Ndërkombëtar për Njerëzit e Zhdukur, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

 

Identifikimi I 2 viktimave konsiderohet i rendesishem pasi ai shënon suksesin e pare pas përpjekjeve shumëvjeçare të familjeve për të mësuar të vërteten.

 

Puna kërkimore që erdhi si rezultat I bashkëpunimit mes nesh, solli këto rezultate shumë shpresëdhënëse për të gjithë familjarët e viktimave të komunizmit. Komisioni ndërkombëtar po shqyrton kampionet e AND-së edhe te 50 të zhdukurve të tjerë me qëllim që të identifikohen sa më parë dhe të rivarrosen me dinjitet. Ndërkohë dua tu bëj apel familjarëve të viktimave të na ndihmojnë me informacione lidhur me familjaret e humbur. Duam që ky projekt të shtrihet në kohë që të identifikojmë sa më shumë nga këto viktima.

 

Ndërsa zëvendës/ambasadorja e BE Monica Bylaite shprehet se nga kërkimet dhe puna e bërë, u rikthye shpresa tek familjarët.

 

Komisioni ndërkombëtar për njerëzit e zhdukur duke punuar për identifikimin e viktimave të komunizmit u ktheu përgjigje shumë familjeve të cilat ishin në pritje për dekada me radhe. Këto rezultate konkrete thyejnë akujt e kërkimeve dhe shtuan shpresën së identitete të tjera do të zbulohen dhe do t’u kthehen familjarëve për t’u rivarrosur me dinjitet.

 

Sipas të dhënave nga familjarët, besohet se në Shqipëri ekzistojnë 37 vendvarrime, por dy më potencialet ku mund të ketë më shumë viktima janë në Dajt dhe Ballsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *