Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit të ndodhur në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut.

 

Viktimat e këtij aksidenti janë Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç ndërkohë tre persona të tjerë pasagjere te mjeti Benz, kanë mbetur të plagosur.

 

Ngjarja ka ndpdhur si pasojë e përplasjes së mjetit tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz  dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has, ng

 

Informacionet policore bëjnë me dije se të plagosurit janë shtetasit me iniciale N.K. dhe F.K. që po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *