Subscribe

Ky është Najim Laachraoui,  terroristi i trete i përfshire ne sulmet e përgjakshme te Brukselit. Ai është shpallur ne kërkim nga autoritetet, pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë se aeroportit se bashku me dy kamikazë. Ky person qe besohet te jete nje specialist ne prodhimin e eksploziveve ka qene bashkëpunëtor me atentatorin kryesor te sulmeve te Parisit, Salah Abdeslam. Gjuetia per te vazhdon dhe kete e konfirmoi edhe prokurori belg.

I kërkuari i trete i sulmeve te Brukselit është ende ne arrati. Ai mbante çantën me te madhe me eksploziv, por qe nuk shpërtheu, duke shmangur kështu edhe pasojat me viktima te tjera.”

Ndërkohe policia belge identifikoi dy vëllezërit kamikazë. Ata janë Khalid dhe IBrahim El Bakraoui. Te dy ishin emra te njohur si persona me rekorde kriminale.  Khalidi 27 vjeçar kishte përdorur nje emër te rreme per te mare me qera nje apartament ne periferi te Brukselit, ku policia ekzekutoi nje person dhe arrestoi te shumëkërkuarin Abdeslam javen e kaluar. El Bakroui rezultonte i kërkuar nga Interpoli per aktivitete terroriste. Por sipas prokurorit njeri prej vëllezërve kamikazë shpërtheu veten ne aeroport, ndërsa i dyti ne stacionin e metrosë. Megjithatë mbetet e paqarte sesi mund te jete larguar ai nga aeroporti. Policia ne operacionet e saj është ndihmuar nga nje taksist, i cili kishte njohur dy prej tre terroristeve. Ai i kishte shoqëruar ata me taksi ne aeroport dhe i kishin tërhequr vëmendjen çantat e shumta qe kishin me vete dhe fakti qe nuk e kishin lejuar t’i prekte. Ata kishin kërkuar transport me furgon, por kompania e taksive kishte dërguar nje taksi dhe disa çanta te tyre nuk u transportuan. Kjo shmangu edhe pasojat me te mëdha te tragjedisë. Pasi mori informacionet nga taksisti policia nisi kërkimet dhe çaktivizoi nje tjetër bombe. Ne Bruksel mbizotëron ende frika pas sulmeve te nje dite me pare, ndonëse shkollat nuk janë mbyllur dhe rrjeti i metrosë eshte rihapur pjesërisht. Ushtaret kryejnë kontrolle te rrepta fizike te njerëzve qe hyjnë ne stacione dhe çantave qe kane me vete.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *