E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohen e kapën hajdutët e banesave në Korçë

Policia e Korcës finalizoi operacionin e koduar “Banesat”,  duke arrestuar në flagrancë shtetasit K.I, 28 vjeç, (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”) dhe  K.S, 26 vjeç.

 

Në gjendje të lirë u procedua penalisht shtetasi A.K, 20 vjeç ndërsa  u shpall në kërkim shtetasi T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

 

Reklamë

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mendohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I, A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S., në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë