Kronikë
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Pukë

Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të shtunë në Pukë, që sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë të jetë bërë moti i keq.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy të rinj, T. Pjetri dhe K.Maka, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë.
Reklamë
Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë humbur jetën. Ndërkohë kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen ndërsa mësohet se të rinjtë ishin shokë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në mal me bagëtitë e tyre.
Policia po vijon punën për gjetjen e trupave të viktimave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




