Policia ka zbardhur ngjarjen në Laç ku mbeti i plagosur 19-vjeçari Edon Martini, kushëriri i Ervis Martinit.

 

Nga provat e mbledhura në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorët e plagosjes të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Ata jane dy të rinj banues në qytetin e Laçit ndërsa konflikti që degjeneroi në përdorimin e armeve ndodhi për motive të dobta.

 

Referuar burimeve të policisë bëhet e ditur se 19 vjeçari Martini kishte debatuar përpara disa javësh me dy të rinjtë dhe konflikti vazhdoi edhe pasditen e të shtunes. Martini u qëllua me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të rënda u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *