Subscribe

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës që do të zhvillohen në 24 shtator do të kushtojnë 25.5 mln lekë. Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i KQZ Ilirjan Ceibashi në një komunikim me gazetarët.

 

Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi.

 

Ndërkohë që votimi në këtë bashki do të bëhet manualisht, përmes fletëve, ndërsa identifikimi do të jetë elektronik.

 

“E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera“, tha Celibashi.

 

Për bashkinë e Kukësit, në zgjedhjet vendore të 24 shtatorit do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *