Me anë të identifikimit biometrik do të shpëtojmë nga votimi i shumëfishtë dhe ai familjar.

 

Këtë gjë e deklaroi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

Ai sqaroi hap pas hapi sesi do të funksionojë ky sistem dhe sesi do të transformohet procesi i votimit.

 

“Përmes këtij sistemi synohet evitimi i parregullsive në procesin e votimit sepse evidentojmë rastet e votimit të dyfishtë, kur votohet në qendrën e gabuar apo kur votohet familjarisht. Për të gjitha këto shkelje legjislacioni shqiptar parashikon dënime. Sistemi siguron qartësi të plotë lidhur me atë se kush voton dhe ku voton. Të gjithë qytetarët do të paraqiten në qendrat e votimit me letërnjoftim ose me pasaportë. Aty do të jetë një pajisje që zëvendëson nënshkrimin në letër, vendosjen e firmës. Qytetari do të paraqitet, do të lexohet pasaporta ose letra e njoftimit, të dhënat e saj shfaqen në një ekran të kësaj pajisjeje, komisionerët verifikojnë pamjet, do të vendosë gishtin në këtë pajisje. Ajo regjistron të dhënat biometrike të gishtit që bashkëlidhen me leximin e kartës dhe krijohet një informacion unik. Do të duhet të përputhet shenja e gishtit me të dhënat e kartës. Kjo përputhshmëri nuk realizohet aty në moment.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *