Nje super Neymar mundi i vetëm Juventus, ne ndeshjen e pare sezonale te djemve te Masimilano Alegri. Ne takimin e pare te International Champions Cup, ne New York, Barcelona fitoi 2-1. Pavarësisht zërave insistues per nje kalim te Paris SG, brazilianit i mjaftoi vetëm nje pjese per te bere diferencën dhe per te udhehequr katalanasit drejt fitores.

 

Ne minutën 15, Neymar kaloi ne avantazh skuadrën e tij ndërsa 11 minuta me vone dyfishoi rezultatin. Ne pjesën e dyte Alegri futi ne loje te gjithë emrat big te skuadrës qe nga Higuain, Dibala, Alex Sandro por edhe blerjen me te re Duglas Costa. Fale freskisë, italianet filluan te luajnë me mire dhe ne minute e 63 ngushtuan diferencën me ane te Kielinit.

 

Gjithsesi rezultati mbeti ne te njëjtat shifra deri ne fund. Ne 26 korrik ne Majami, Zonja e Vjeter do te përballet ne ndeshjen e dyte kundër Paris SG. Nga ana e tyre parisienët u munden 2-4 përballe Totenhem Hotspur. Skuadra e Unai Emery e filloi mjaft mire takimin kur qe ne minute e 6 kaloi ne avantazh me Edinson Cavani. Por ne minute e 11 londinezet barazuan me Eriksen ndërsa 7 minuta me vone Dyer kaloi per here te pare ne epërsi Totenhem Hotspur. Pastore ktheu gjithçka ne baraspeshe kur ne minute e 38 mposhti portierin Trap. Gardiani gjerman la skuadrën me nje lojtar me pak ne minutën e 46, ndërsa fale epërsisë numerike ne pjesën e dyte skuadra e teknikut Pocetino shënoi edhe dy here te tjera.

 

Fillimisht Aldervireld ne minute e 82 shënoi golin e trete ndërsa 6 minuta me vone Hari kane nga pika e bardhe vulosi shifrat përfundimtare 4-2.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *