Inter dhe PSG arrijnë marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Mauro Icardit në Francë. Në arkat e zikaltërve duhet të shkojnë përafërsisht 60 milionë euro, nga të cilët 50 milionë euro menjehere, 8 milionë euro në formë bonusesh lehtësisht të arritshme dhe një shumë tjetër e vogël nëse PSG fiton Champions League. Marrëveshja e cila është arritur në parim dhe dfo zyrtarizohet në orët në vijim kenaq  të gjitha palët. Inter merr një shumë të konsiderueshme dhe I gëzohet plusvalencen së madhe ndërsa PSG merr një bomber me një cmim jashtëzakonisht të leverdisshëm në raport me tregun aktual, ku futbolliste të këtij niveli shkojnë deri në 100 milionë euro. Në momentin e parë që zyrttarizohet akordi mes dy klubeve, futet në fuqi edhe marrëveshja që sulmeusi argjentinas pati arritur me francezet për një kontratë deri në vitin 2024. Sulmuesi 27 vjecar luajti nga 2013 deri në 2019 tek Inter duke shënuar 124 gola ndërsa në sezonin e fundit ku u dha në huazim tek kampionet e francëz shënoi 20 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *