Mauro Icardi, dikur një nga lojtarët më të kërkuar në europë u transferua ën Turqi për shkak të humbjes së shkëlqimit, por sezoni i fundit e ka rikthyer sërish në krye të qendër të vëmendjes.

Në 15 ndeshje në kampionat, Icardi ka realizuar 12 gola, plus 5 gola në Champions, shifra që flasin qartë.

Forma shumë e mirë e argjentinasit ka bërë që klubet të mëdha të fusin edhe një herë emrin e tij në listën e dëshirave. Në Turqi janë të bindur, në janar, Icardi do të transferohet te Real Madrid, për një huazim deri në fund të sezonit.

Carlo Ancelotti po has shumë vështirë në fazën sulmuese, dëmtimet e shumta dhe mungesa e një qendërsulmuesi tipik, vetëm Joselu, nuk afron garanci, për këtë arsye tekniku italian ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Icardi-t.

Vetë sulmuesi e pret me shumë entuziazëm një transferim të tillë, një rikthim në futbollin e rëndësishëm, mund të luajë me Realin në fazën e 1/8 të Champions League. Icardi e pret gati një kontratë nga ku do të përfitoi 8 milionë euro në sezon. Jo vetëm në Turqi, ky lajm i bujshëm gjen konfirmime edhe në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *