Opozita mblidhet çdo të hënë para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Kjo solli diskutime dhe debate në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
Deputeti Besart Xhaferri e konsideroi atë si një mjet për të rrëzuar kryeministrin, ndërsa avokati Kujtim Ibraj vuri në dyshim ndikimin e një foltoreje brenda partisë për të tërhequr vota.
Ndërkohë gazetari Flogert Muça, me ironi e quajti si një podcast, ku Berisha po përdor një “strategji”.
Pjesë nga biseda:
Ibraj: Çfarë do arrinte PD-ja me Foltoren 2?
Xhaferri: Do rrëzojmë Ramën.
Ibraj: Foltorja është brenda partisë, si do t’i merrni votat?
Xhaferri: Ne i morëm votat, por na i vodhën.
Ibraj: Nuk jam për një foltore përballë kryeministrisë.
Muça: Besi thotë është një foltore, mund ta quajmë çfarëdo, podcast le ta quajmë. Këta kanë zgjedhur mënyra që qytetarët të vijnë tek këta. Doktori ka një strategji, por se çfarë, nuk e dimë. Ftojnë qytetarët të vinë çdo ditë. Përtej batutave, s’ka asnjë lloj efekti.
Ibraj: Ska kuptim.
/vizionplus.tv





