Dy gola të Zlatan Ibrahimovic i kanë dhënë mundësi Milanit që ta nisë më këmbën e duhur sezonin e ri në Seria A. Kuqezinjte mposhtën Bolonjën 2 me 0 në fushën e tyre duke konfirmuar formën e tij me të cilën mbyllën edhe sezonin e fundit pak javë më parë.

Dominues u shfaq Milani kundër skuadrës së Mihajlovic në pjesën më të madhe të kohës. Ishte gjigandi suedez që pati rastin e parë të artë për të shënuar që në fillim, por po vetë ai me një gol të bukur me kokë do të zgjidhte situatën.

Edhe në pjesën e dytë Ibra pati menjehere një tjetër rast të artë por portieri Ii Bolonjës reagoi shumë mirë. Megjithatë pas pak castesh një pengim në zonë I Benaser, bëri që Milan të fitonte penallti, e cila u kthye në gol nga Ibrahimovic.

Tek Milani bënë debutimin edhe dy blerjet e veres Diaz dhe Tonali që luajtën në fundin e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *