E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ibrahimovic habit të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Ilustrim · Vizion Plus

Milan në ndeshjen e djeshme ka fituar kundër Juventus me një kthim rezultati. Kuq e zinjtë e gjetën veten në një disavantazh prej dy golash por ishte Ibrahimovic ai që e rihapi sfidën ku pas tij shënuan Kessie,Leao dhe Rebic.


Vëmëndje shumë të madhe përvec rezultatit të ndeshjes mori edhe deklarata e suedezit Zlatan. Ai në mënyrë të guximshme mendon se Milani do ta fitonte Serinë A nëse ai do të nënshkruante në fillim të sezonit pasi ngritja e tyre në tabelë fillojë që nga ardhja e tij.

“Ka ende një muaj, prandaj le të shohim pasi ka gjëra që ne nuk mund t’i kontrollojmë.” tha Ibrahimoviç në mes të spekulimeve për të trajnerin Stefano Pioli i cili do të zëvendësohet nga Ralf Rangnick.


Ai foli edhe për të ardhmen e tij ku u shpreh : “Të luash pa tifozë është për të ardhur keq dhe një situatë e çuditshme. Ne bëjmë punën tonë sepse jemi profesionistë. Mund të jetë hera e fundit që më shihni të luaj në San Siro.”

Pra duket se ky mund të jetë sezoni i fundit i Ibrahimovic në Milano.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh